Lapidaret asht nji platformë pjesëmarrëse e dedikueme me e ruejtë në mënyrë digjitale e me i dokumentue memorialet anembanë Kosovës. Nji arkiv i ndërtuem prej atyne qi i mbajnë n'mend.
01. Kontribut i Hapët
Zemra e platformës mbështetet te crowdsourcing-u. Çdo përdorues ftohet me e pasunue bazën e të dhânave, tue propozu vende të reja kujtese ose tue sjellë informata të reja në arkivat ekzistuese.
02. Moderim & Kurim
Ruejtja historike lyp rreptësi. Nji sistem i integruem moderimi e munëson me e shqyrtue, me e pranue ose me e refuzue secilin propozim, për me garantue integritetin dhe saktësinë e të dhânave të publikueme.
03. Qasje Publike
Pasi validohen, të dhânat hynë në regjistrin publik. Platforma i kthen kto kontribute individuale në nji hartëzim vizual dhe të qasshëm të trashëgimisë.