Lapidaret

Një arkiv online i dedikuem memorialeve të UÇK-së në Kosovë

www.lapidaret.org
Gallery image
Gallery image
Gallery image
Gallery image
Gallery image
Gallery image

Ideja për Lapidaret ka lindë nga dëshira për me ruejt e dokumentuem një trashëgimi memoriale qi shpesh është e shpërndarë e e vështirë me u gjetë online.

Projekti ka për qëllim me listue, me hartue e me i bâ të aksesueshme këto vende kujtimore.

Puna u përqendrua në mbledhjen, strukturimin e formatimin e të dhânave.

Tech Stack

Next.js

+
E kam përdorë Next.js për me ndërtue frontend-in e projektit, me TypeScript për me sigurue kodin e me Tailwind për me krijue një ndërfaqe të thjeshtë, koherente e responsive.

Appwrite

+
E kam zgjedhë Appwrite në vend të shërbimeve tjera të ngjashme sepse ishte i vetmi (qi e gjeta) me një ofertë studentore me hapësirë ruajtjeje të mjaftueshme për të gjitha fotografitë e kontributet, si dhe me bandwidth të konsiderueshëm për me përballuem trafik ma të lartë falas. Appwrite menaxhon bazën e të dhânave dhe ruajtjen.

Auth.js

+
Auth.js menaxhon autentifikimin e përdoruesve dhe aksesin e sigurt në hapësirën administrative. Integrohet lehtë me Next.js e lejon menaxhimin e llojeve të ndryshme të hyrjes pa kompleksitet.

Next-intl

+
Menaxhon internacionalizimin e faqes, me mbështetje për routing shumëgjuhësh e mesazhe dinamike. Kjo m'a lejoi me strukturuem saktë përmbajtjen e faqes e me mësuem si me menaxhuem një app shumëgjuhëshe.

Cheerio

+
Cheerio u përdor për scraping-un fillestar të të dhânave. Lejon nxjerrjen efikase të informatave të nevojshme nga faqja e AMMKM-it.
www.lapidaret.org
Edi Hamiti